Shtyhet derbi i “Madonnina-s”, por tifozët e Inter ëndërrojnë titullin kundër “djallit”

9 javë përpara fundit, në Serie A nuk ka asnjë dilemë në lidhje me fituesin, por vetëm llogari se kur Inter mund të shpallet matematikisht kampion. Pas zhgënjimit të madh në Champions, tifozët zikaltër kanë vetëm një skenar në kokë, një përfundim ideal për të festuar yllin e dytë në fanellë. Plus 14 pikë në raport me vendin e dytë, Milan, titulli për Inter mund të vijë në derbin e “Madonnina”.

Derbii
Derbii

Inter dhe Milan duhet të ruajnë këtë distancë, minimumi Interit i duhet deri në derbi një diferencë prej 13 pikësh, jo më pak. Interi ka mbyllur llogaritë me Evropën, por Milan dhe Roma janë ende në lojë. Në program është ndeshja mes tyre në Europa League, kjo ka bërë që drejtuesit e Serie A të plotësojnë kërkesën e dytë klubeve për të shtyrë ndeshjet respektive në javën e 33-të.

Ggg
Ggg

Në këtë javë parashikohet derbi i Milanos i cili do të luhet më 22 prill, mbetet vetëm për t’u zyrtarizuar. Në të njëjtën datë, të hënën, do të luajë edhe Roma me Bologna-n, për t’i dhënë mundësinë dy ekipeve të jenë më të freskëta për ndeshjen e kthimit në Europa League.

()

Arena e Lajmit

Shtyhet derbi i “Madonnina-s”, por tifozët e Inter ëndërrojnë titullin kundër “djallit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook