Hetimet dhe arrestimet në Spanjë, Botërori 2030 vihet në dyshim nga FIFA

Botërori 2030 që Spanja së bashku me Marokun dhe Portugalinë do të presë pas 6 vitesh është tashmë në rrezik pas operacionit policor me kontrolle në selinë e Federatës së Futbollit dhe 7 arrestime, mes të cilëve drejtues të kësaj federate.

Këtë e raportojnë mediat iberike, pasi kandidatura mesdhetare për organizimin e Kupës së Botës do të duhet të ratifikohet në dhjetor 2024. Dhe “Federata Spanjolle do të duhet të japë shpjegime për të siguruar integritet dhe unitet me organet e tjera organizative”, shkruan “20 Minutos”.

Ndërkohë, mbrojtja e ish-presidentit Luis Rubiales ka siguruar që ish-presidenti i Federatës së Futbollit, aktualisht jashtë vendit në Republikën Domenikane, do të kthehet në Spanjë më 6 prill, për t’u vënë plotësisht në dispozicion të autoritetit gjyqësor, komunikim dërguar gjyqtarit hetues të çështjes së gjykatës Majadahonda (Madrid) të cituar nga agjencia Efe.

Rubiales është nën hetim për korrupsion të dyshuar, administrim të padrejtë dhe pastrim parash në kontratat e nënshkruara në 5 vitet e fundit në krye të Federatës së Futbollit, duke filluar me ato për transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite të nënshkruara me ish-mbrojtësin e Barcelonës, Xherard Pike.

()

Arena e Lajmit

Hetimet dhe arrestimet në Spanjë, Botërori 2030 vihet në dyshim nga FIFA

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook