Lirohet partnerja e Laert Haxhiut, autori i masakrës së Lushnjës. Gazetarja Klodiana Lala raporton për se Gjykata e Posaçme vendosi ndalim dalje jashtë vendit për Klea Gjatën.
Gjata u arrestua pas dëshmisë së Artan Tafanit, i cili ka statusin e të penduarit. E reja ndodhet nën hetim për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit.
Laert Haxhiu është duke u gjykuar ne mungese për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.
()