Sonte në mbrëmje u luajtën ndeshjet e Play-Off të fazës gjysmëfinale drejt Euro 2024. Gjeorgjia triumfoi 2-0 ndaj Luksemburg falë dopietës së sulmuesit të Karslruher, Budu Zivzivadze. Edhe pse pa Kvara-n, gjeorgjianët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, duke u afruar kështu për herë të parë me historinë, pasi asnjëherë më parë nuk janë kualifikuar në Europian. Skuadra e Willy Sagnol, për të realizuar ëndrrën e madhe, duhet të fitojë në finale ndaj Greqisë, me grekët që kaluan Kazakistanin 5-0 (Bakasetas, Pelkas, Ioannidis, Kourbelis, Autogol Marochkin).
Asnjë problem për Poloninë, pasi mundi 5-1 Estoninë. Polakët realizuan me Frankowski, Zielinski, Piotrowski, Zalewski, Szymanski ndaj një rivali që luajti për 60 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Paskotsit. Për estonezët, golin e nderit e shënoi Hussar. Përballë Lewandowskit me shokë, në finale do të jetë Uellsi, teksa mundi 4-1 Finlandën.
(VIDEO)
Një biletë për në Europian do të diskutojnë edhe Islanda me Ukrainën. Islandezët mposhtën 1-4 Izraelin, ndërsa ukrainasit përmbysën në mënyrë spektakolare 1-2 Bosnjën.
Çiftet finaliste / Fituesi i ndeshjeve shkon në Europian (Në lojë 3 bileta)!
Gjeorgji- Greqi
Poloni- Uells
Islandë-Ukrainë
(J.S/)