Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar shqiptarët për 22 marsin, që e ka quajtur ditën e shpresës dhe të kthimit të pluralizmit politik në vendin tonë.
Balliu thekson se PD i dha demokracinë Shqipërisë, e cila u shkatërrua nga autokratët. Ai shton se tashmë PD e bashkuar do ua kthejë buzëqeshjen shqiptarëve.
Postimi i ish-deputetit demokrat Klevis Balliu:
Gezuar 22 Marsin dita e shpreses!
Sot me shume se kurre 22 Marsi eshte dite e shenuar per cdo Shqiptar.
Sot vendi duhet te ishte ne gezim, duke festuar ate dite qe cliroj vendin nga regjimi gjakatar i diktatures te Partise Socialiste te vjeter.
Por sot 22 Marsi na sherben edhe per te na kujtuar jo me ate cka kemi fituar por ate cka kemi humbur.
Ka vite tashme qe ate cka guximi dhe heroizmini i Shqiptarve fitoj me 22 Mars e humbem ne keto vite si pasoje e rikthimit te politikave autokrate.
Te bashkuar dhe te vendosur duhet ta rikthejme 22 Marsin ne shesh per te kthyer edhe njehere buzeqeshjen vendit tone, ashtu sic ringjallet natyra le te ringjallim shpresen ne zemer te cdo shqiptari.
(Arena e Lajmit)