Banorët e tre fshatrave pa rrugë e pa urë, gjatë dimrit të izoluar me qëndrën e ish/komunës dhe gjatë verës kalojnë lumin me makinë

Banorët e tre fshatrave në ish/komunën Lumas në bashkinë e Kuçovës janë prej vitesh të izoluar me qendrën e ish/komunës dhe me qytetin.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Arena e Lajmit se kjo situatë vjen për shkak se ata nuk kanë asnjë rrugë lidhëse makinash, përveçse një ure me dërrasa mbi lum. Gjatë stinën së dimrit, banorët e fshatrave Pashtraj, Bardhaj dhe Velagosht kalojnë mbi këtë urë me dërrasa, e cila është e shkatërruar dhe dërrasat lëvizin të gjitha.

Mbi këtë urë kalojnë çdo ditë edhe fëmijët e arsimit 9-vjeçar, të cilët e kanë shkollën në fshatin Lumas. E vetmja rrugë makine që mund t’i lidhi ata me qytetin, në rastet kur kanë halle dhe urgjenca familjare është kalimi nga fshati Velagosht dhe dalja më pas në qytetin e Kuçovës, por kjo rrugë është jo vetëm e shkatërruar, por edhe zgjat më shumë se dy orë.

Kurse gjatë stinës së verës, banorët e këtyre fshatrave, për shkak të prurjeve të pakta të lumit, kalojnë në lum me mjetet e tyre ose me zetora. Banorët shprehen se kjo gjendje e rënduar vijon prej shumë vitesh, që kur të moshuarit ishin të rinj dhe askush nuk ka vënë dorë për të ndërhyrë me investime në këto zona.

Banorët pohojnë se rruga e fshatrave dhe ura u është premtuar në çdo fushatë elektorale dhe ka ngelur vetëm në kuadër të premtimeve. Sipas banorëve, ata janë ankuar prej vitesh në bashki, por askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Banorët shprehen se edhe pse e vetmja rrugë lidhëse që kanë është ura me dërrasa mbi lum, kjo urë është një rrezik permanent për ta dhe fëmijët, ndërkohë që- siç pohojnë vetë ata- në rastet e vdekjeve bëhet mjaft i vështirë transportimi i të ndjerit drejt varrezave të fshatit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Banorët e tre fshatrave pa rrugë e pa urë, gjatë dimrit të izoluar me qëndrën e ish/komunës dhe gjatë verës kalojnë lumin me makinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook