“E priste me padurim ftesën”, agjenti i Kumbullës zbulon prapaskenat: U largua për Shqipërinë

Gianni Vitali, agjenti i Marash Kumbullës, në një intervistë për mediat italiane, foli për rikthimin e qendërmbrojtësit kuqezi në përfaqësuese dhe për të ardhmen e tij:

“Ky grumbullim vlen shumë për të, për më tepër në nivelin emocional. Kumbulla ka kaluar një dëmtim të tmerrshëm, të ndërlikuar, të gjatë. Rikthimi në Kombëtare, pak përpara Evropianit, ka shumë vlerë për të, në shumë aspekte. E priste me padurim këtë ftesë”, u shpreh agjenti i Kumbullës, duke zbuluar më pas se një nga arsyet kryesore pse u largua nga Roma ishte pikërisht për të qenë në formë për “Euro2024”:

Kumi
Kumi

“Po, absolutisht po, besoj se nuk ka rast më të mirë për një lojtar se sa Evropiani. Besoj se do të ketë vend për Kumbullën në këtë turne të jashtëzakonshëm, plus që Shqipëria do të debutojë kundër Italisë, ka shumë pritshmëri në këtë aspekt, mezi po e pret. Çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kumbullës? Ne me Romën kemi një pakt, ky kalim te Sassuolo ishte për të fituar më shumë minuta. Nëse është e mundur ne dëshirojmë të rikthehemi në verë. Marash ka një kontratë me Romën deri në 2027, më pas do të shohim”, u shpreh agjenti i Marash Kumbullës.

()

Arena e Lajmit

“E priste me padurim ftesën”, agjenti i Kumbullës zbulon prapaskenat: U largua për Shqipërinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook