PPP-të për rrugët/ Soko: Janë të gjitha investime nga shtetit, ndërsa privati thjesht përfiton…

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko i ftuar në “Çështja e ditës” nga Klevin Muka në News 24, tha se asnjë rrugë në Shqipëri nuk bëhet me partneritet publik-privat pasi të gjitha rrugët investohen me fonde publike.

“Ne e kemi rrëzuar tërësisht partneritetin publik privat dhe e kemi bërë vetëm partneritet publik. PPP janë forma që alternojnë kontributin privat dhe paratë në fillim i hedh privati dhe ia shlyem me kalimin e kohës.

Këtu nuk kemi asnjë rrugë që të jetë mbaruar 100% nga investim privat dhe më pas kur të fillojë operimi të paguajmë kostot e rrugës. Këtu të gjitha rrugët janë investuar me fondet e buxhetit të shtetit, i cili alokohen vit pas viti.

Ku është koncesioni këtu? Këtu është tender. Nëse afati një tenderi është 1 vjeçar këto janë shumë vjeçar. Nëse do të kishte partneritet publik privat, privati duhet ta ndërtonte tërësisht rrugën dhe kur makinat të kalonin, shteti të paguante pjesë, pjesë. Ne për të gjitha rrugët ua kemi parapaguar”, theksoi ai.

Arena e Lajmit

PPP-të për rrugët/ Soko: Janë të gjitha investime nga shtetit, ndërsa privati thjesht përfiton…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook