Sulmi terrorist në Moskë, Shehu: Keqardhje për ata që kanë humbur jetën, shërim të shpejtë për të plagosurit

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar në Facebook pas ngjarjes së rëndë që tronditi Rusinë mbrëmjen e sotme pasi dhjetëra persona u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në një sallë koncertesh në Moskë.

Shehu u shpreh se ky ishte një akt terrorist dhe që transmeton vetëm indinjatë dhe dënim.

Ai shprehu keqardhjen për ata që kanë humbur jetën dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Reagimi i plotë:

Ngjarje tragjike ne Moske!
Akt terrorist, kriminal i rende aty, ne ate salle teatri ku kane humbur jeten se paku 40 njerez te pafajshem dhe plagosur shume te tjere!
Akt, qe transmeton vetem indinjate e denim, dhimbje per viktimat dhe te plagosurit!
Keqardhje per ata qe kane humbur jeten, duke shpresuar qe numri i tyre te mos rritet me tej.
Sherim te shpejte per te plagosurit!

Arena e Lajmit

Sulmi terrorist në Moskë, Shehu: Keqardhje për ata që kanë humbur jetën, shërim të shpejtë për të plagosurit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook