“Zhduk përfundimisht zonat e mbrojtura”, eksperti i mjedisit flet për ligjin e ri: Në fillim u fol për një draft jo përfundimtar

Miratimi i ligjit për Zonat e Mbrojtura për ekspertët e mjedisit i hap rrugën ndërtimeve, bizneseve përfituese dhe shkatërrimit të mjedisit.

Eksperti i mjedisit Joni Vorpsi shprehet se në dëgjesat e zhvilluara me ekspertë është folur për një draft, i cili nuk reflektonte përfundimtarin, në të cilin është transformuar edhe pjesa e investimeve strategjike.

Vorpsi shprehet se ky ligj zhduk përfundimisht Zonat e Mbrojtura, resurset natyrore, pasi nuk ka qëllim ruajtjen dhe menaxhimin efektiv të zonave të mbrojtura, por tjetërsimin e tyre. Eksperti i mjedisit Joni Vorpsi ngre shqetësimin se miratimi i këtij ligji do të ndikojë negativisht në integrimin në Bashkimin Evropian.

Arena e Lajmit

“Zhduk përfundimisht zonat e mbrojtura”, eksperti i mjedisit flet për ligjin e ri: Në fillim u fol për një draft jo përfundimtar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook