Inteligjenca Artificiale (Al) po bën bujë me zbulimet dhe aftësitë mbresëlënëse të saj.
Ndërsa disa njerëz shqetësohen për avancimin e shpejtë të Al dhe ndikimin e saj në shoqëri, të tjerë shohin potencial për të përmirësuar jetën nëse përdoret siç duhet. Google së fundmi ka ndarë një artikull i cili shpjegon se si Al mund të parashikojë përmbytjet deri në një javë përpara. Duke përdorur të dhëna nga matësit ekzistues, Al i Google do të priret të parashikojë vendin se ku do të ndodh përmbytja.
Ndryshe, që nga viti 2017 Google ka qenë në përpjekje për të revolucionarizuar parashikimin e katastrofave, e nxitur nga mundësia për të shpëtuar jetë. Fillimisht, ajo ka zhvilluar një sistem i cili parashikon përmbytjet në kohë reale dhe dërgon sinjalizime përmes Google Search, Maps, Android, dhe Flood Hub. Por, falë disa përmirësimeve, tani Al mund të parashikojë deri në një javë përpara. Me lëvizje si kjo, Google po krijon një vend të fortë në tregun e Inteligjencës Artificiale.
Lidhja midis shpeshtësisë së reshjeve dhe formës së qyteteve i ka nxjerrë ekspertët në një përfundim, më shumë bie shi në qendrat e banuara me formë rrethore sesa në ato me formë katrore. Merrni një hartë dhe shikoni formën e qytetit ku jetoni, nëse është i rrumbullakët, trekëndësh apo katror. Në rastin e parë (nëse jeni afër detit) ndoshta jeni një vend ku bie shi më shpesh se kudo tjetër.
Kjo është ajo që del nga një studim i botuar në ‘Earth’s Journal’, i cili vëzhgoi nëse ka një korrelacion midis formës së qyteteve dhe shpeshtësisë së reshjeve. Nga studimi duket se qytetet rrethore bregdetare janë më shumë subjekt i reshjeve dhe përmbytjeve krahasuar me ato katrore, të cilat po ashtu janë më me shi se ato trekëndore. Është hera e parë që është bërë një studim i tillë. Në të kaluarën është parë ndikimi në klimën e madhësisë apo urbanizimit të një qyteti, por askush nuk e kishte marrë parasysh formën.
Arena e Lajmit