Presidenti Begaj takim me homologun nga Mali i Zi, diskutime me Milatoviç për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim pune me Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç.

Të dy presidentët u fokusuan gjatë bisedës së tyre në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndersjelltë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Presidenti Begaj e vlerësoi bisedën me homologun e tij, për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypalëshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.

Arena e Lajmit

Presidenti Begaj takim me homologun nga Mali i Zi, diskutime me Milatoviç për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook