Arrestimi i kryebashkiakut Jorgo Goro, reagon Vangjel Dule: Lëvizje marionetash në skenën e teatrit nga Rama

Kreu i PDBNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro.
“Janë lëvizjet e kryeministrit Rama, lëvizje të cilat nuk mund të sugjestionojnë askënd sepse të gjithë janë të vetëdijshëm që janë lëvizje marionetash në skenën e teatrit të hijeve që përpiqet të ngrejë Edi Rama në Himarë. Thelbi i çështjes është një dhe i vetëm në Republikën e Shqipërisë do respektohet kushtetuta, ligji, konventat evropiane në të cilat vendi është palë a do vihen pjesë e respektimit të përditshëm të të drejtave të qytetarëve të këtij vendi? Është një njollë e pashlyeshme për vendin shtetin e së drejtës, atë shtet që mund të pretendojmë se kemi dhe për demokracinë, mbajtja e zotit Bejleri prej 11 muajsh i paraburgosur pa asnjë fakt, argument dhe provë. Për rrjedhojë çështja është shumë e thjeshtë duhet që sa më parë Beleri të kryeje betimin sepse nuk ka asnjë pengesë ligjore për një zhvillim të tillë, të marrë përsipër detyrën dhe në të njëjtën kojë Himara ka nevojë për një transparencë të gjithanshme në ligje me çështjen e pronave dhe kryesisht me ata që kanë përfituar nga ligji i investimeve strategjike. Mbi çdo dhe në çdo çështje që është denoncuar është Edi Rama dhe firma e tij që ka dhënë të gjitha këto të drejta abuzive për rrjedhojë kjo transparencë duhet ti shkojë të gjitha çështjeve deri në fund.”, tha ai.

– Edhe çështjën e z Goro e quani politike si të Belerit?
Të gjitha lëvizjet janë të orkestruara nga dirigjenti i vetëm në Himarë Edi Rama. Sigurisht që ka shumë viktima në radhët e PS të qeverisë por edhe të pushtetit vendor të cilët janë zgjedhur me PS që varfërisht zbatojnë urdhrat e Ramës dhe janë ata që mbajnë barrën e përgjegjësisë ligjore sepse ne kemi një kryeministër që është tërësisht i papërgjegjshëm.
– Goro është denoncuar nga vetë Bejleri?
Kryebashkiaku i Himarës nuk është zgjedhur sipas meje por sipas KZAZ Himarë, KQZ dhe Gjykatës së faktit Vlorë. Asnjë arrestim nuk mund të na sugjestionojë që të fokusohemi tek pjesa, jemi të vetëdijshëm që tjetërkund fle lepuri. Është Edi Rama që mban përgjegjësinë ekskluzive për kasapanë e pronave në Himarë.
– Për Vangjel Tavon nëse do ishte kandidat për Himarën
Besoj se nuk ka lëvizje marionetash në skenën e teatrit të hijeve që po përpiqet të ngrejë në bashkinë e Himarës që mund të sugjestionojë qytetarët që e njohin e dinë realitetin e plane diabolike të zotit Rama me pronat në Himarë
– Mendoni se arrestimi i Goros nga Rama po bëhet për të qetësuar Brukselin dhe Athinën
Nuk mund të qetësohet askush pa i shkuar të drejtës deri në fund. Është tërësisht në drejtimin e gabuar z. Rama nëse mendon se mund të krijojë iluzione dhe të fshihet pas gishtit të tij në lidhje me përgjegjësitë që janë tërësisht mbi të në lidhje me çështjet e pronave në zonët e bregut të Jonit.

Arena e Lajmit

Arrestimi i kryebashkiakut Jorgo Goro, reagon Vangjel Dule: Lëvizje marionetash në skenën e teatrit nga Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook