Leverkusen synon qëndrimin me çdo kusht të Alonsos, shumë klube të mëdha pas trajnerit

Një sezon i paharrueshëm i Leverkusen, i cili mund të mbyllet me fitoren e  Bundesligës. Një sukses i merituar, një kryevepër, natyrisht meritë ka edhe trajneri Xabi Alonso. “Aspirinat”, pas këtij edicioni, do e kenë një mision mjaft të vështirë mbajtjen e teknikut, pasi shumë klube e duan në krye të pankinës. Bayern Munchen është skuadra kandidate kryesore megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për të mposhtur konkurrencën.

Liverpool po kërkon për pasuesin e Jurgen Klopp, gjermani ka konfirmuar se do të largohet nga The Reds në fund të sezonit. Nga ana tjetër, Real Madridi mund t’i thotë lamtumirë Carlo Ancelottit pavarësisht rezultateve të arritura, me Los Blancos që dëshirojnë të fillojnë një etapë të re.

E ardhmja e trajnerit Xabio Alonso varet nga propozimi i mundshëm i Leverkusen për rinovimin. Në rast triumfi  në Bundesligë dhe rrjedhimisht kualifikimin në Champions League, gjigandët e Bundesligës do të tentojnë ta rikonfirmojnë me çdo kusht në pankinë, madje duke përmirësuar edhe kushtet ekonomike. Bayern, Liverpool dhe Real qëndrojnë pas dere, teksa do të bëjnë maksimumin për të bindur Xabi Alonson.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Leverkusen synon qëndrimin me çdo kusht të Alonsos, shumë klube të mëdha pas trajnerit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook