Belgjika do të përballet me Anglinë në “Wembley” pas pak ditësh, në një ndeshje miqësore. Mesfushori i belgëve, Amadou Onana, u shpreh pas barazimit me Irlandën se ndaj “3 luanëve”, ekipi do japë maksimumin për të fituar.
“Ndeshja kundër Anglisë? Është një ndeshje e madhe, një kombëtare e madhe. Do të jetë një betejë e vërtetë dhe na takon neve të shkojmë në Ëembley dhe të japim gjithçka. Duhet dëshirë, vendosmëri dhe gjithashtu cilësi teknike për të marrë një rezultat pozitiv” – Tha Onana.
Ndeshja e fundit direkte mes të dy skuadrave daton në 2020-tën. Në takimin e vlefshëm për Nations League, “Djajtë e kuq” fituan 2-0, falë golave të Tielemans dhe Mertens.
(J.S/)