Shehu: Gjenocidi detyroi NATO të ndërhynte në Kosovë, Rilindja bllokon në Kuvend “mocionin” tonë për njohjen e krimeve serbe

TIRANE

Deputeti demokrat Tritan Shehu i është bashkuar reagimeve të krerëve politikë për 25-vjetorin e sulmeve të NATO-s në Serbi. Ai theskoi se gjenocidi detyroi NATO të ndërhyje, ndërkohë që Rama si Vucic e “mohon” atë.

POSTIMI I PLOTE

Genocidi detyroi NATO te nderhyje, Rama si Vucic e “mohon” ate!
Rilindja bllokon ne Kuvend “Mocionin” tone per njohjen e denimin e genocidit serb ne Kosove.
Ishte genocidi e pastrimi etnik serb ne Kosove, qe shtyne NATO te nderhynte 25 vite me pare!
Nje nderhyrje shpetimtare ajo, ne perputhje me te gjithe moralin, te drejtat nderkombetare, per te ndaluar ate e shpetuar nje popull te tere.
Edhe sot, mbas 25 vitesh Vucic e Serbia nuk kerkojne falje per sa ndodhi, e as e pranojne ate genocid.
Nuk e bejne kete qofte edhe per te shplare “shpirtrat” e tyre nga mekatet halucinante!
Nje “sinjal” shume shqetesues ky edhe per te ardhmen e Serbise.
Por akoma me shqetesues eshte Rama me qendrimet e tij, qe nuk lejon as te futet ne rend te dites ne Parlament ai Mocion i domosdoshem.
Ne perputhje kjo me kerkesen e Vucic per “te bllokuar pranimin e atij genocidi nga Parlamentet e vendeve miq”!
Mocion yne, krahas denimit te atij genocidi i kerkon qeverise se Shqiperise te asistoje ate kosovare ne paraqitjen e asaj dosje tragjike para gjykatave nderkombetare.
Kosova duke mos qene antere e OKB, e vetme nuk mund ta realizoje nje hap te tille.
Koha po tregon se evidentimi i atij genocidi eshte i domosdoshme per te vene gishtin edhe mbi autoret e motivet e provokacioneve te sotme.
Ne fakt eshte po ajo “ideologji” milloshviciane, po ata njerez reth tij, qe po i “fryjne” zjarrit te konflikteve te rrezikeshme, ashtu si dje genocidit.
Kjo e vertete nuk mund te as duhe te fshihet, per te ndihmuar edhe Serbine.
Nuk duhet e as mund te maskohet me „Ballkanin e hapur“ tashti te varrosur, as me retushimet qe Rama perpiqet t’i beje Vucic, per ta shplare ate nga „mekatet“!
Paqja e stabiliteti vjen mbi bazen e njohjes e denimit te krimeve te se kaluares.

Arena e Lajmit

Shehu: Gjenocidi detyroi NATO të ndërhynte në Kosovë, Rilindja bllokon në Kuvend “mocionin” tonë për njohjen e krimeve serbe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook