Sot 25 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Serbi, Spiropali: Nderim përjetë heronjve të luftës në Kosovë, që me gjakun e tyre shtruan udhën e lirisë

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Serbi pas gjenocidit në Kosovë.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Spiropali thekson se 25 vite më parë, avionët e NATO-s nga qielli nisën të parën luftë humanitare në Europën e pasluftës së Dytë Botërore për të shpëtuar qytetërimin nga agresioni i neofashizmit nacionalist të Milosheviçit dhe për të mbrojtur qytetarët e Kosovës nga masakra dhe gjenocidi shtetëror i Beogradit.

“25 vite më parë, avionët e NATO-s nga qielli nisën të parën luftë humanitare në Europën e pasluftës së Dytë Botërore për të shpëtuar qytetërimin nga agresioni i neofashizmit nacionalist të Milosheviçit dhe për të mbrojtur qytetarët e Kosovës nga masakra dhe genocidi shtetëror i Beogradit!
Forca e NATO-s, vetëdija e komunitetit ndërkombëtar bashkuar me sakrificat e jashtëzakonshme të burrave dhe grave të UÇK-së i dhanë jetë kësaj beteje epike dhe shpëtuan ndërgjegjen e Perëndimit duke korrektuar Historinë dhe duke i rikthyer shqiptarëve dinjitetin e jetës në liri!
Mirënjohje pafund e të përjetshme Aleancës EuroAtlantike dhe partnerit tonë strategjik, SHBA-së!
Nderim përjetë heronjve dhe viktimave të luftës në Kosovë, që me gjakun e tyre shtruan udhën e lirisë.
Ishte koha kur shqiptarët si komb takuan historinë!
Ishte kohë kur historia nisi të shkruhet ndryshe dhe më mirë për shqiptarët!”, shkruan Spiropali.

Arena e Lajmit

Sot 25 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Serbi, Spiropali: Nderim përjetë heronjve të luftës në Kosovë, që me gjakun e tyre shtruan udhën e lirisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook