Debate në komisionin për koncesionin e sterilizimit dhe Check-Up/ Deputeti i PS kapet me Vokshin: Jo deklarata partiake, të respektohet kushtetuta! Demokratja: Dy skandale të mëdha!

Deputeti i PS-së, Plarent Ndreca teksa mori fjalën në komisionin hetimor për hetimin e koncesionit të sterilizimit dhe Check-Up-it, kritikoi kryetaren Albana Vokshi për qasjen e saj dhe akuzat, ende pa nisur punimet ky komision.

Ai tha se nuk duhet të paragjykohet kjo çështje, e cila do të merret nën shqyrtim nga ky komision.

“Më vjen keq që u nis në këtë mënyrë komisioni, duke iu referuar këtyre deklaratave që bëtë, keni paragjykuar këtë komision. Nëse konkludoni këtë gjë, fyeni këtë çështje, për të cilën ne do të hetojmë. Ne jemi ngritur për të hetuar, për të mos paragjykuar. Nëse vijojmë me deklarata partiake, ndërkohë ne jemi këtu për të dalë te e vërteta, e kemi nisur me këmbën jo të mbarë këtë komision. Do ju tërhiqja vëmendje zonja kryetare, respektoni kushtetutën. Për konstituimin e mbledhjes, ne nuk e kemi vendimin e zbardhur të seancës plenare. Duhet të kishim një vendim të zbardhur. Sot një prej anëtareve, mungon, Klodjana Spahiu, e cila është zëvendësuar. Sot duhet të zgjedhim dhe sekretarin e komisionit, që të vijojmë dhe punën.”, tha Ndreca. Ndërkohë, Vokshi iu përgjigj duke shtuar se këto dy cështje që do të diskutohen në komision, janë dy afera dhe skandale të mëdha.

“Kam diskutuar me drejtoreshën juridike dhe përfaqësues të Kuvendit dhe vendimi është zbardhur. Por për shkak të një numri në këtë vendim, është vonuar kjo çështje. Kush e përmendi fjalën dhunë? E paskeni në subkoshiencë të që mendoni ju se do të themi, Por ne nuk themi atë që mendoni ju. Shpresoj dhe mendoj se deputetët e këtij komisioni do të ngrihen në lartësinë e duhur për të zbardhur dy prej aferave dhe skandaleve në gjykimin jo vetëm tonin, por dhe të mbarë opinionit publik.”, tha ajo.

Arena e Lajmit

Debate në komisionin për koncesionin e sterilizimit dhe Check-Up/ Deputeti i PS kapet me Vokshin: Jo deklarata partiake, të respektohet kushtetuta! Demokratja: Dy skandale të mëdha!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook