Falsifikimi i pronave/ Lala: “Rrumi” i dha para avokatit të shtetit, pasi fitoi gjyqin e rrahu dhe i mori lekët mbrapsht

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Open” në News 24, tha se masakra me pronat ka nisur prej viti 1991 dhe vazhdon ende, ndërsa solli edhe një rast të pazakontë me një emër të njohur në zonën e Sukthit në Durrës.

“Ishte një kriminel në Durrës. Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, alis Rrumi. Rrum do të thotë misër i djegur. Ai i kishte dhënë para avokatit të shtetit që të mos kundërshtonte në gjykatë një vendim gjyqësor.

Në momentin që e fitoi pronën që duhej, e kishte rrahur dhe kishte marrë paratë mbrapsht. Të dy janë nën akuzë për korrupsion. Ose rasti i Pëllumb Gjokës. Kishte marrë sipërfaqe të mëdha toke nëpërmjet falsifikimin. Kishin marrë edhe rërën dhe e kishin kthyer në tokë truall”, tha Lala.

Arena e Lajmit

Falsifikimi i pronave/ Lala: “Rrumi” i dha para avokatit të shtetit, pasi fitoi gjyqin e rrahu dhe i mori lekët mbrapsht

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook