LIVE/ Zhbllokohet ndeshja, Suedia realizon në Stokholm ndaj Shqipërisë (VIDEO)

Suedia 1-0 Shqipëria

Shqipëria e drejtuar nga Sylvinho sfidon Suedinë në orën 19.00, në një ndeshje miqësore. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me të dy trajnerët që kanë shuar dilemat për rreshtimet.  Ashtu siç pritej, ka ndryshime në formacionin e kuqezinjve.

Ndeshja e fundit direkte ka përfunduar 4-1 në favor të suedezëve, takim ky i luajtur në vitin 2009. Sfida e sotme do të mbahet në Friends Arena (Solna), në një stadium që ka kapacitet rreth 50 mijë vendesh.

Suedia: Olsen, Kraft, Starfelt, Lindelof, Augustinson, S. Olson, Sam. Gustafson, Kulusevski, Forsberg, Isak, Nilson.

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Mihaj, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Bajrami, Broja.

Minutë pas minute:

62- Realizon gol Suedia me Nilson. (VIDEO)

46- Nis e dyta.

45- Mbyllet fraksioni.

23- Realizon Broja, por dukshëm Offside. Anulohet goli! “Zgjohet” Shqipëria.

18- Shtyllë e Forsberg, mundësi e artë për Suedinë.

12- Zbrite e shpejtë e Brojës, pengohet në zonë, gjithçka e rregullt sipas arbitrit. (VIDEO)

7- Lëvizje e bukur e Isak. Gjuajtja e sulmuesit është qëndrore, e ndal lehtësisht Strakosha.

2- Rrezikon menjëherë ekipi vendas. Kuqezinjtë shkaktojnë faull. Goditja e Forsberg ndalet në mur.

1- Nis ndeshja.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

LIVE/ Zhbllokohet ndeshja, Suedia realizon në Stokholm ndaj Shqipërisë (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook