Petro Koçi deputet i Partisë Socialiste, ndërsa fliste në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro, ka deklaruar se arrestimi i personave të veshur me pushtet, tregon se drejtësia po vepron
I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ai tha se mënyra se si funksionon marrja e pronave në bregdet, është që personat pretendentë për titullin e pronësisë, u sigurohet ky titull dhe më pas u blihet prona.
Sipas tij, persona të lidhur me okligarkët e kanë më ë lehtë të marrin certifikatën e pronësisë, krahasuar me persona të tjerë.
“E para është fakti që shteti ligjor është duke vepruar. Kemi raste të personave me pushtet, por që duken pa pushtet para pushtetit të drejtësisë,. Kjo është një gjë pozitive, përjashtuar këtu ndjesitë në lidhje me personin. Asnjë herë nuk gëzohesh dot në spektrin individual. As për Berishën nuk do ndjeja kënaqësi.
Në zona me bregdet ka pasur gjithmonë interes nga njerëzit me para të cilët edhe kanë devijuar rregullat. Në atë zonë, gjërat bëhen duke i garantuar një pretendenti për pronar e drejta dhe më pas u blihet prona.
Personat e lidhur me oligarkët, i marrin më kollaj vërtetimet për pronësinë”, tha ai.