Ardjan Ismajli po kalon një periudhë të mirë te Empoli. Paraqitjet e mbrojtësit nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa së fundmi është Napoli që ka shfaqur interes për mbrojtësin e Shqipërisë. Rreth kësaj teme ka folur ndërmjetësi, Serxhio Mezi.
“Mund të them se kemi kohë që po punojmë për këtë operacion. Ka pasur skuadra të tjera të interesuara, si p.sh. Genoa dhe Sassuolo. Lojtari megjithatë donte të bënte një hap më tej dhe vendosi për Napolin. Mund të them se kemi punuar që nga janari. Unë jam agjent, por për momentin nuk jam realisht agjent i Ismajlit, jam ndërmjetësi. Në vijim do të kuptohet nëse do ketë takime të tjera” – tha Mezi.
(J.S/)