Tekniku i Hungarisë në prag të ndeshjes ndaj Kosovës: Rotacion i kuptueshëm, po përgatitemi si duhet për Europianin

Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi doli në konferencën për shtyp në prag të miqësores të së martës ndaj Kosovës.

“Ndryshime do të ketë në krahasim me ndeshjen ndaj turqve, por në fushë do të jenë lojtarët që do të llogarisim në Evropian. Nuk do të provojmë elementë taktikë apo formacione që nuk i llogarisim në garën kontinentale. Fillimisht jemi duke u përgatitur për turneun në Gjermani, por është e qartë se synimi ynë afatgjatë është zhvillimi i vazhdueshëm.

Të dyja kombëtaret kanë lojtarë me aftësi jashtëzakonisht të mira teknike, por kur bëhet fjalë për cilësinë e lojtarëve individualë, të dy ekipet përfaqësojnë dy nivele të ndryshme dhe kjo vlen edhe për stilin e lojës. Skuadra e Kosovës përfaqëson një stil shumë më të drejtpërdrejtë”- tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Tekniku i Hungarisë në prag të ndeshjes ndaj Kosovës: Rotacion i kuptueshëm, po përgatitemi si duhet për Europianin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook