Shqipëria pëson disfatë 0-1 ndaj Suedisë në Stokholm, në ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars, takim ky në kuadër të përgatitjeve për Europianin. Vendasit e nisën ndeshjen me ritëm të lartë, duke treguar menjëherë se kush janë të zotëte shtëpisë. Në minutën e shtatë, Isak provoi nga distanca, gjuajtja e tij u ndal nga Strakosha.
5 minuta më pas, Broja u pengua në zonë pas një sprinti fenomenal, por sipas arbitrit nuk kishte kontakt. Pak më vonë, ekipi suedez iu afrua shumë golit, teksa tentativa e Forsberg u ndal nga shtylla.
Në minutën e 23-të, Armando Broja dërgoi topin në fundin e rrjetës, gjithsesi goli u anulua pasi ishte dukshëm në pozicion të parregullt. Pjesa e parë përfundoi 0-0, ndërsa 45 minutat e dyta dhuruan edhe më shumë emocione.
Ekipi i Tomasson kaloi në epërsi me Nilsson në minutën e 62-të, i cili u koordinua mirë me kokë, pas një krosimi të Kulusevskit.
Pavarësisht dëshirës së madhe për të reaguar, rezultati mbeti i njëjti deri në fund të ndeshjes. Pas humbjes me Kilin në miqësoren e Parmës, për Shqipërinë vjen një tjetër disfatë e hidhur.
(J.S/)