FOTO/ Situatë alarmante, Anglia kthehet në “spital”, Southgate i mungojnë 15 lojtarë në apel, ja kush do të jetë kapiteni i ri

Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, është përballë një situatë të paprecedentë, teksa kundër Belgjikës duhet të bëjë llogaritë me të paktën 15 lojtarë të dëmtuar. Së fundmi nga grumbullimi janë larguar edhe lojtarë si Harry Kane, Kyle Walker, Sam Johnstone dhe Harry Maguire. Listës së mungesave i shtohen edhe lojtarë Nick Pope, Kieran Trippier, Luke Shaw, Reece James, Marc Guehi, Levi Colwill, Tyrone Mings, Trent Alexander-Arnold, Jack Grealish dhe Callum Wilson.

Southgate Anglia
Southgate Anglia

Në një situatë të tillë trajneri i “Tre Luanëve” ngre alarmin për dëmtimet e shumta: ​​“Është një numër i pabesueshëm lojtarësh që nuk i kemi në dispozicion. Nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Kundër Brazilit ne pamë lojtarë që shfrytëzuan rastin e tyre për të luajtur, gjë që është e mrekullueshme edhe për ne. Ndoshta po zbulojmë më shumë lojtarë, por kjo është vërtet e dobishme”, u shpreh Southgate.

Në kushte të tilla, me kaq shumë mungesa, Southgate ka vendosur që kapiteni i ri i Anglisë, të paktën për këtë miqësore kundër Belgjikës, të jetë Declan Rice.

()

Arena e Lajmit

FOTO/ Situatë alarmante, Anglia kthehet në “spital”, Southgate i mungojnë 15 lojtarë në apel, ja kush do të jetë kapiteni i ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook