Gjeorgjia ka shkruar historinë, teksa është kualifikuar për në Europian për herë të parë në histori. Gjeorgjianët eliminuan Greqinë, falë penalltive. 120 minutat e luajtura në “Boris Paichadze Dinamo Arena (Tbilisi)” përfunduan pa gola, ndërsa gjithçka u vendos pas penalltive.
Pjesa e parë ishte shumë e kujdesshme, me të dy skuadrat që kishin frikë nga pësimi i golit. Në 45 minutat e para, grekët nuk goditën asnjëherë në portën e mbrojtur nga Giorgi Mamardashvili, ndërsa 1 gjuajtje në kuadrat numëroi ekipi i Sagnol.
As pjesa e dytë nuk prodhoi gol, me ekipet që iu drejtuan shtesës. As 30 minutat shtesë nuk sollën ndryshim rezultati, teksa fati i kualifikimit u vendos pas ekzekutimit të penalltivë.
(J.S/)