Gjermania triumfon ndaj Holandës, “lumë” golash te Spanjë-Brazil

Gjermania mundi 2-1 Holandën në ndeshjen miqësore të luajtur sonte në mbrëmje. Në Frankfurt, “tulipanët” treguan karakter, teksa morën epërsinë me Veerman në minutën e katërt. Panzerat vendosën ekuilibrat me Mittelstad, në të 11-tën. Një gol i Fullkrug në fund nderoi skuadrën e Nagelsmann, për të marrë kështu fitoren.

Supersfida në Madrid mes Spanjës dhe Brazilit u mbyll 3-2. Spanjollët “tundën rrjetën” dy herë me Rodri dhe Olmo, ndërsa Rodrygo ngushtou diferencat. Ekipi i Junior u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe ndëshkoi Unai Simon me Endrick. Në të 85-tën, Rodri riktheu festën iberike, falë një penalltie.

Arena e Lajmit

Gjermania triumfon ndaj Holandës, “lumë” golash te Spanjë-Brazil

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook