Komisionet Hetimore/ Mziu: U desh 5 muaj betejë për ngritjen e tyre, më shumë se 35 dëshmitarë do të flasin

Deputeti i PD-së Xhelal Mziu, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, ka komentuar Komisionet Hetimore e ngritura në parlament, për koncesionet në shëndetësi dhe informacionet  e dala nga sistemi TIMS.

Mziu theksoi se u deshën 5 muaj betejë nga opozita, që të ngriheshin Komisionet Hetimore. Ai shton se në Komisionet Hetimore do të thirren më tepër se 35 dëshmitarë, mes tyre kryeministri Rama dhe ish-ministra.

“U desh një betejë 5-mujore për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Dy koncesionet që po hetohen, për ne janë korruptive. Kryetari i Komisionit Ndreca është në konflikt interesi, sepse ka qenë avokat. Korrupsionin e kanë vërtetuar edhe institucione të tjera serioze.

Më shumë se 35 dëshmitarë do të flasin në Komisionet Hetimore. Ndër ta është edhe kryeministri dhe ish-ministra. 4 muaj nuk janë shumë, por do ta dimë që ta shfrytëzojmë më së miri”, u shpreh Mziu.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Komisionet Hetimore/ Mziu: U desh 5 muaj betejë për ngritjen e tyre, më shumë se 35 dëshmitarë do të flasin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook