Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Shehu: Është krijuar monopol i privatit, Chek Up i shtrenjtë dhe…

Deputeti Tritan Shehu, në një intervistë me Skype në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24, komentoi Komisionin Hetimor për Shëndetësinë.

Shehu theksoi se në Shqipëri është krijuar monopol i privatit në shëndetësi. Ai shtoi se Chek Up ka qenë i shtrenjtë dhe nuk ka rentabilitetin e duhur kimik.

“Laboratori nuk mund t’i jepet spitalit privat, siç ndodh në Shqipëri. Këto janë eksperimente të dështuara. Është krijuar një monopol i privatit, gjë që është e palejueshme në vendet e Europës, bie ndesh edhe me ligjin kundër monopolit. Kështu shkatërrohet konkurrenca dhe zhvillimi, por shkatërron edhe uljen e kostos. Chek Up për mua është investim shumë i madh dhe pa rentabilitet kimik.

Nuk kemi asnjë përfundim shkencor në vendin tonë për shumë çështje të rëndësishme për shëndetësinë. Mjekët e paguar nga shteti janë vënë në dispozicion të Chek Up. Është përdorur mënyrë e dhunshme për të siguruar pacientët për të bërë Chek Upin. Është shpenzim gjigand, sa edhe me çerekun e investimeve që janë bërë, do bënim shumë më mirë. Është rritur në mënyrë artificiale numri i pacientëve që bëjnë Chek Up”, deklaroi Shehu.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Shehu: Është krijuar monopol i privatit, Chek Up i shtrenjtë dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook