Parandalimi i mbetjeve dhe ulja e gazrave, Bashkia Tiranë dhe GIZ Albania nisin zbatimin e projektit Circular City Labs

Bashkia e Tiranës dhe GIZ Albania firmosën sot zyrtarisht Memorandumin e Mirëkuptimit për të bashkëpunuar në përpjekjet për të mbështetur tranzicionin e gjelbër/dixhital të Shqipërisë, duke zhvilluar zgjidhje të gjelbra dhe dixhitale për sfidat e qëndrueshme urbane, me fokus kryeqytetin.
Tiranën. Ky memorandum u firmos nga Zv. Kryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe
Drejtuesja e Zyrës së GIZ Shqipëri, Dr. Sonja Kurz.

Projekti ‘Circular City Labs-Tirana’, është pjesë e nismës globale dhe zbatohet nga GIZ Shqipëri, në partneritet me Bashkinë e Tiranës, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Mjedisit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm që drejtohet nga Julinda Dhame.

Projekti synon uljen e emetimit të gazrave nëpërmjet parandalimit të mbetjeve duke promovuar sisteme të paketimit të ripërdorshëm ekonomikisht të qëndrueshme dhe duke fuqizuar financiarisht gratë sipërmarrëse.

Iniciativa bën bashkë bizneset në sektorët HORECA , aktorë të shoqërisë civile dhe akademinë, për të zhvilluar dhe testuar zgjidhje novatore në ekonominë qarkulluese, me fokus sektorin e paketimeve të ripërdorshme.

Circular City Lab është një nismë globale që zbatohet nga GIZ, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, në katër shtete.

Arena e Lajmit

Parandalimi i mbetjeve dhe ulja e gazrave, Bashkia Tiranë dhe GIZ Albania nisin zbatimin e projektit Circular City Labs

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook