Paraqitet në SPAK ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Mançka

Është paraqitur në SPAK ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Mançka.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala raporton për Arena e Lajmit. Mançka është pyetur nga prokurorët, në lidhje me pasurinë që ka ndarë me ish-zv-kryeministrin e vendit.

Mançka gjatë marrjes në pyetje tha se vilën që i është sekuestruar ia ka lanë shoqja e saj, e cila jeton në Zvicër. Ajo tha se personalisht në emër të saj ka vetëm një shtëpi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Arben Ahmetaj, ish-zv kryeministër akuzohet për veprat penale pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv, të lidhura me aferën e inceneratorëve.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Paraqitet në SPAK ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Mançka

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook