Fotoja e Antonio Rudiger, mbrojtësit të Real Madridit dhe kombëtares gjermane, e postuar në fillim të ramazanit është cilësuar nga një gazetar si një formë mbështetjeje për ISIS-in. Mbrojtësi me pasaportë gjermane por me origjinë nga Sierra Leone, së bashku me Federatën Gjermane të Futbollit (Dfb), kanë denoncuar gazetarin në fjalë, Julian Reichekt.
Sipas Reichelt, gjesti i tij është i njëjtë me atë që përdorin terroristët e Shtetit Islamik. Për denoncimin e bërë nga Rudiger, Reichekt duhet të përgjigjet në gjykatën e Berlinit. Akuzat janë të qarta, Rudiger e ka denoncuar atë për fyerje, shpifje dhe nxitje të urrejtës.
(J.S/)