Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, mes të arrestuarve dhe policja e burgjeve (EMRI)

Zbardhen detaje rreth të arrestuarve në lidhje me trafikun e armëve nga Shkodra drejt Tiranës. Teksa mes 5 të arrestuarve është dhe një vajzë, zbardh detaje rreth përfshirjes së saj në këtë grup kriminal.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se Denisa Halilaj është efektive e Policisë së Burgjeve. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Repishti” u arrestuan dhe Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj dhe Mirjan Hasaj.

“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Repishti”, në zbatim të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjet e rasteve të armëmbajtjet pa leje. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme. Trafikonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen 9 armë zjarri (4 automatikë, 5 pushkë), krëhra e municion luftarak, 2 automjete, dhe 5 aparate celular. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për disa shtetas që dyshohej se transportonin armë zjarri, nga Shkodra drejt Tiranës, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Repishti”.

Si rezultat i tij në një parking në Rrugën e Rinasit, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:

– S. H., 22 vjeç, R. N., 18 vjeç, D. H., 22 vjeçe, D. H., 18 vjeç, dhe M. H., 26 vjeç, të gjithë banues në Malësi të Madhe.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin M. H. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 armë zjarri (4 automatikë dhe 5 pushkë) me krëhër e municion luftarak.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për t’i shitur tek persona të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, sqaron policia.
()

Arena e Lajmit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, mes të arrestuarve dhe policja e burgjeve (EMRI)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook