BE: Facebook dhe TikTok të etiketojnë falsifikimet me AI

Komisioni Evropian u kërkoi platformave të mëdha sociale si TikTok e Facebook të etiketojnë qartë reklamat politike dhe të pengojnë përmbajtje, të cilat kërcënojnë integritetin e zgjedhjeve evropiane, që të bëhen virale.

Në prag të zgjedhjeve evropiane që zhvillohen më 6-9 qershor Bashkimi Evropian u kërkoi Facebook-ut, TikTok-ut dhe platformave të tjera të mediave sociale që angazhohen dhe të ndërhyjnë për të penguar përhapjen e përmbajtjeve të falsifikuara përmes inteligjencës artificiale.

Parlamentarët evropianë miratuan në fillim të këtij muaji Ligjin për Tregjet Digjitale, i cili ndër të tjera merret edhe me çështjen e përmbajtjeve të gjeneruara përmes inteligjencës artificiale në platformat e mëdha të mediave sociale.

Në ligj identifikohen 22 platforma mediash sociale, ndër to Snapchat, Instagram, YouTube dhe platforma X, dikur Twitter, të cilat konsiderohen si platforma “shumë të mëdha”. Dispozitat e ligjit do të hyjnë në fuqi me disa faza. Shkelësit e ligjit mund të gjobiten që këtë vit. Komisioni Evropian publikoi edhe udhëzime për platformat e mëdha të mediave sociale, sepse Brukseli është mjaft i shqetësuar për ndikimin e “manipulimeve” dhe “dezinformacioneve” ruse ndaj zgjedhjeve evropiane.

Me këto udhëzimet ne po përdorim plotësisht të gjitha mjetet që ofron Ligji për Shërbimet Digjitale për të garantuar që platformat të përmbushin detyrimet e tyre dhe të mos keqpërdoren për të manipuluar zgjedhjet tona, duke ruajtur njëkohësisht edhe lirinë e shprehjes, tha komisioneri Thierry Breton.

BE: Përmbajtjet e krijuar me IA duhet të etiketohen

Komisioni i BE-së kërkon që platformat më të mëdha të mediave sociale duhet “të zbusin rreziqet specifike që lidhen me inteligjencën artificiale, për shembull duke etiketuar qartë përmbajtjen e krijuar nga IA (siç janë “deepfakes”).

Komisioni i BE-së rekomandoi që platformat e mëdha të mediave sociale të promovojnë informacionet zyrtare për zgjedhjet dhe “të reduktojnë monetizimin dhe mundësinë për t’u bërë virale të përmbajtjeve që kërcënojnë integritetin e proceseve zgjedhore” për të zvogëluar çdo rrezik.

Po ashtu Komisioni i BE-së njoftoi se reklamat politike “duhet të etiketohen qartë si të tilla”. Në vitin 2025 pritet të hyjë në fuqi një ligj më i ashpër lidhur me reklamat politike. Komisioni u bëri thirrje platformave të krijojnë mekanizma “për të zvogëluar ndikimin e incidenteve që mund të kenë një efekt të rëndësishëm në rezultatin ose pjesëmarrjen në zgjedhje evropiane.” /DW

Arena e Lajmit

BE: Facebook dhe TikTok të etiketojnë falsifikimet me AI

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook