Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar Kosovën për hedhjen e hapit të parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.
Hasani shprehet se ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën, ndërsa tashmë pritet anëtarësimi i plotë i shtetit të Kosovës në Këshillin e Sigurisë.
“Urime Kosovës për ftesën e Komiteti Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për t’u bërë pjesë e Këshillit.
Ky hap i rëndësishëm vjen si rrjedhojë e angazhimit të vazhdueshëm të Kosovës, në vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.
Mbetemi në pritje, që gjatë Sesionit të Prillit të Asamblesë Parlamentare, të hapet rruga për përfundimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, shkruan Hasani.
(balkanweb)