Matthijs De Ligt nuk do të largohet nga Bayern Munchen. Ka qenë vetë mbrojtësi që ka thënë diçka të tillë, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Jam i lumtur te Bayern Munich, nuk kam ndërmend të largohem. Ata më dhanë dashuri dhe tani jam i lumtur këtu”, – tha De Ligt. 24-vjeçari ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon. Ky është sezoni i tij i dytë te Bayern.
(J.S/)