Vota e diasporës, Hackaj: Shqiptarët në botë përbëjnë 40 përqind të popullsisë totale, duhet vetëm vullnet

Florian Hackaj nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë, në një lidhje me Skype në rubrikën Opinion në News24, foli për votën e diasporës.

Hackaj theksoi se shqiptarët kudo në botë përbëjnë më shumë se 40 përqind të popullsisë totale. Ai shtoi se duhet vetëm vullnet, që vota e emigrantëve të kthehet në një realitet.

“Diaspora përbën më shumë se 40 përqind të popullatës, prandaj edhe nuk e miratojnë. KQZ duhet të hapë një portal, ku unë që jetoj në diasporë regjistroj emrin tim. Është fare e thjeshtë, janë procedura që ndiqen në të gjithë botën.

Ne nuk duam që zgjedhjet në diasporë të bëhen nga Posta Shqiptare, sepse ne kemi frikë se përdoret nga maxhoranca. Ne duam që votimi të bëhet me postë private. Duhet vetëm vullnet, pasi gjithçka tjetër është e zgjidhshme”, u shpreh Hackaj.

(Arena e Lajmit) 

Arena e Lajmit

Vota e diasporës, Hackaj: Shqiptarët në botë përbëjnë 40 përqind të popullsisë totale, duhet vetëm vullnet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook