Tre ekspertë, dy prej të cilëve të pavarur, pritet të rindërtojnë për herë të dytë skenën e krimit të ndodhur në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021 në Elbasan, ku u vra biznesmeni Pjerin Xhuvani.
Mësohet se ekspertiza do të kryhet në orën 10:00, bazuar në një vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Gazetari Fatmir Popja raporton për se ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes. Për vrasjen e Xhuvanit akuzohet ish-oficeri i RENEA-s Arbër Paplekaj.
Kujtojmë se ngjarja e bujshme në Elbasan ndodhi 4 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani, një eksponent i fuqishëm lokal i lidhur me Partinë Socialiste, i cili ishte i përfshirë direkt në fushatën e PS në këtë qytet.
()