Gjatë spektaklit të kaluar, Ledion Liço me shaka është shprehur se sezonin e ardhshëm do të jetë ai që do të prezantojë programin e dashurisë “Për’puthen” dhe ky koment erdhi pasi në studio u diskutua marrëdhënia e Heidit dhe Romeos.
“Unë vitin që vjen do prezantoj emisonin “Për’puthen”, ju e dini besoj”, është shprehur Ledioni në videon që është bërë virale në rrjetet sociale.
Moderatorja e ka publikuar një prej memeve që qarkullon në rrjet dhe bashkangjitur tij ka shkruar se Ledioni është shumë elegant edhe kur të heq nga puna.
“Elegant si gjithnjë Ledion Lico edhe në pushimet nga puna“, ka shkruar Megi në Instastory.
Kujtojmë që Megi ka nisur moderimin e programit “Për’puthen” që prej shtatorit të vitit të kaluar dhe është dalluar për stilin e veçantë të të prezantimit.
Përveç “Për’puthen”, prej disa ditësh, Megi Pojani ka nisur të prezantojë podcastin “MEKAST”, të cilës i janë bashkuar edhe motrat e saj, një program ku të ftuarit diskutojnë rreth një teme të veçantë, një ngjarje aktuale, jetën e tyre apo një problematike me interes.