Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se për ekonominë e vendit është një arritje e madhe që niveli i kredive me probleme është ulur nga 25 përqind në 4.7 përqind.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Sejko deklaroi se tregues pozitiv regjistron sot edhe Prodhimi i Brendshëm Bruto. Ai tha trendi në rritje i ekonomisë ka ndikuar në uljen e kredisë me probleme.
Turizmi, por edhe sektorë të tjerë vlerësohet se kanë pasur një efekt të rëndësishëm në kërkesën për mallra dhe shërbime në shëndetin e sektorit privat të ekonomisë.
Sejko gjithashtu tha se një ndikim me rëndësi e ka pasur edhe forcimi i lekut në kursin e këmbimit.
Ndërsa, rritja e portofolit të kredisë ndihmoi gjithashtu në uljen e peshës specifike të portofolit të kredive me probleme.
(Arena e Lajmit)