Pagoi 120 mijë euro për ekzekutimin e bashkëshortes, gjykata jep dënimin për avokatin Alban Bengasi

Avokati Alban Bengasi është dënuar ditën e sotme me 4 vite e 4 muaj burgim.

Prokurori kërkoi deklarimin fajtor të Bengasit për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me shtetasit (me F.Qoli, E. Bitri, N. Dumani e një tjetër i panjohur), si dhe dhunë në familje ndaj bashkëshortes.

Për Bengasin u kërkua dënimi me 6 vite e 6 muaj burgim, por ai ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar sipas asaj që raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se ishin dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili zbuloi se Bengasi e kishte paguar 120 mijë euro për t’i ekzekutuar bashkëshorten.

Arena e Lajmit

Pagoi 120 mijë euro për ekzekutimin e bashkëshortes, gjykata jep dënimin për avokatin Alban Bengasi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook