Federata Gjermane e Futbollit dhe Julian Nagelsmann së shpejti do të ulen për të negociuar rinovimin e kontratës së trajnerit aktual gjerman. Dëshira për të vazhduar bashkëpunimin deri në Botërorin 2026 ekziston dhe shumë shpejt mund të vijë edhe zyrtarizimi.
Gjithsesi, sipas asaj që shkruan shkruan Bild, Nagelsmann tërhiqet nga mundësia për të drejtuar ekipin në evenimentin e madh futbollistik që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një klauzolë lamtumire mund të përfshihet në marrëveshje në rast se Gjermania nuk shkon përtej fazës së grupeve në kampionatin europian.
36-vjeçari Nagelsmann numëron deri më tani 6 ndeshje në krye të përfaqësueses. Gjermania në Europian është në një grup me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.
(J.S/)