Sfida me Kukësin, Tetova: Motivim ekstra ndaj tyre, i kënaqur me grupin që ka Egnatia

Tekniku  i Egnatias, Edlir Tetova doli në konferencë para ndeshjes me Kukësin.

“Luajmë takimin e radhës mbas pushimit, takim që ka vlera me kundërshtar Kukësin që ndeshjet e fundit ka bërë shumë mirë ndryshe nga ne. Nuk i druhem faktit që Kukësi ka mundur Partizanin dhe Vllazninë, përkundrazi, do të kemi motivim më shumë këtë ndeshje.

Pauza erdhi në momentin e duhur për ne sepse skuadra nuk po kalonte një moment të mirë. Megjithatë, shpresojmë të kemi lënë gjithçka pas dhe fokus maksimal te ndeshjet e mbetura.

Me lojtarët e janarit jam i kënaqur në përgjithësi. Disa janë bërë pjesë e grupit shumë shpejt, disa kanë kurbat e veta, por e përgjithshmja është ‘OK’.

Nuk më vjen çudi tek kjo pjese se llogaritë tona këto kanë qenë. Me mënyrën e punës sonë dhe lojës sonë, çdo lojtar do të ketë mundësi të jetë në treg dhe në sytë e trajnerëve të Kombëtareve përkatëse. Kjo do të thotë jemi në rrugën e duhur.

Mundësitë për t’i synuar të dy trofetë janë, por do të shikojmë ndeshje pas ndeshje sepse fundi afron gjëra të bukura dhe të hidhura. Por, fokusimi im maksimal është tek Kukësi” – Tha ai.

(J.S/)

 

Arena e Lajmit

Sfida me Kukësin, Tetova: Motivim ekstra ndaj tyre, i kënaqur me grupin që ka Egnatia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook