Orges Shehi, në vigjilje të takimit kundër Laçit, theksoi se Partizani e ka detyrim të fitojë brenda dhe jashtë fushë, por në të njëjtën kohë pranoi se kjo nuk do të jetë një transfertë e lehtë:
Sa ju shërbeu periudha e pauzës së kampionatit
Kjo javë ka që një javë me përqëndrim dhe intensitet mbi normalen edhe pse me mungesa pasi kemi patur disa lojtarë të impenjuar me ekipet kombëtare. Jemi munduar që të marrim disa lojtarë nga ekipi U-19. Kjo periudhë na ka shërbyer edhe për disa lojtarë që vinin pas dëmtimeve të kapin formën e tyre më të mirë fizike.
Gjendja e skuadrës
Mehmeti vazhdon të qëndrojë ende jasht. Ka filluar stërvitjen individuale por akoma jo me skuadrën, shpresojmë që të bashkohet javën tjetër. Alban Hoxha është bashkuar me skuadrën por ende nuk është në 100% e tij, ndërsa pjesa tjetër është e plotë për ndeshjen ndaj Laçit.
Si e vlerësoni Laçin
Ne jemi pozicionuar në vendin e tretë , sigurisht që kërkojmë që të bëjmë më mirë dhe të ngjitemi më shumë në klasifikim. Çdo kundërshtar ka objektivat e veta. Laçi është një skuadër që duhet vlerësuar, ka individë të rëndësishëm dhe lojtarë që kanë eksperiencë. Ndoshta për pritshmëritë nuk janë aty ku duhet, por jemi koshient që do të luajmë një ndeshje përballë një kundërshtari që kërkon të bëjë më të mirën , pasi tashmë kemi ardhur në një fazë ku gabimet është vështirë të rikuperohen. Eshtë një ndeshje që do të ketë vlerësimin tonë jo nga pozicioni por nga objektivat.
Partizani ka hasur mjaft vështirësi në transfertë ndaj Laçit
Mendoj që në këtë fazë të kampionatit të gjitha transfertat janë të vështira. Nuk është se i shoh shumë statistikat por mendoj që kemi humbur një ndeshje në shtëpi në drejtimin tim me Laçin. Kemi bërë shumë mirë, por disa episode i kemi humbur në minutat e fundit kështu që na mbetet vetëm të përmirësohemi dhe të kemi përqendrimin tonë maksimal në çdo minutë dhe sekondë të ndeshjes.
Vendi dytë detyrim për Partizanin
Kampionati po luhet më një skemë që aplikohet për herë të parë. Për ne detyrim është që të bëjmë maksimumin çdo ditë çdo sekondë kur jemi në klub dhe jasht tij. Eshtë një përgjejgjësi për këtë fanelë që mbajmë veshur dhe ky është detyrimi ynë më i madh. Duke i bërë të gjitha këto mirë, duke qenë gjithmonë luftarak , agresiv pastaj rezultatin ta prodhoj fusha.
Sa krenar ju bën fakti që Partizani dërgon 4 lojtarë në ekipet kombëtare
Patjetër që jemi të lumtur dhe krenar që lojtarët tanë bëhen pjesë e ekipeve përfaqësuese. 2 me ekipin tonë përfaqësues U-21 , Ismaili me U-21 e Kosovës dhe Bintsouka me përfaqësuesen e Kongos. Mos harrojmë edhe Hadroj i cili ishte në listë pritje te ekipi ynë kombëtar pra është element që është gjithmonë në vëzhgim. Jemi të kënaqur por i mbetet gjithmonë çunave që të punojnë akoma më shumë dhe të mos kënaqen, të kërkojnë më tepër nga vetja , pasi kështu ndihmojnë veten e tyre por na ndihmojnë edhe ne.