“Sektori privat në Shqipëri, tejet sensitiv”, Treska: Nëse hiqen investimet publike, sistemi bie në kolaps

Eksperti financiar Gerion Treska, i ftuar në studion e emisionit “Sintezë” në News24 ka folur në lidhje me sfidat me të cilat përballet biznesi i vogël në Shqipëri.

Treska u shpreh se ekonomia shqiptare dhe sektori privat në veçanti është tejet sensitiv, pasi struktura e këtij të fundit cenohet kur “qeveria bën gjënë më të vogël”.

Ai shtoi se në këtë realitet ekomomik biznesi më i madh zhvillohet përmes fondeve publike, duke shtuar se nëse hiqen investimet qeveritare ka një kolaps të ekonomisë.

“Dua të ndaloj te ekonomia dhe sektori privat sensitiv që kemi, ku gjëja më e vogël që bëhet nga qeveria, gjithë struktura cenohet. Në një ekonomi të shëndetshme sektori privat çon përpara ekonominë, pavarësisht madhësisë së bizneseve. Jetojmë në një realitet ku biznesi më i madh shndërrohet përmes fondeve publike. Përveç produkteve të shportës që detyrohemi të blejmë, nëse heqim investimet e qeverisë, kemi një kolaps”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

“Sektori privat në Shqipëri, tejet sensitiv”, Treska: Nëse hiqen investimet publike, sistemi bie në kolaps

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook