Basha uron Pashkët për të gjithë shqiptarët: Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja

Kryetari i PD-së Lulzim Basha me anë të një statusi në rrjetet sociale ka uruar shqiptarët për festën e Pashkëve. Basha shprehet se Pashka shënon triumfin e së mirës mbi të keqen.

“Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin e të mirës mbi të keqen, të dritës mbi errësirën, të shpresës mbi dëshpërimin. Në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!”, shkruan Basha.

Postimi i kryetarit të PD-së Lulzim Basha:

Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë katolikë dhe ungjillorë që kremtoni këtë ditë të shenjtë të Ringjalljes së Jezu Krishtit, unë dhe familja ime ju urojmë nga zemra, për shumë vjet Pashkët!

Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin e të mirës mbi të keqen, të dritës mbi errësirën, të shpresës mbi dëshpërimin. Në këto kohë të vështira, drita e shpresës dhe kurajos ndeztë në zemrat dhe mendjet e çdo familje shqiptare besimin se ditë më të mira na presin.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Basha uron Pashkët për të gjithë shqiptarët: Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook