“Buxheti i shtetit derdhet lumë për PPP-të”, Xhixho: Arsimi profesional i keqfinancuar, vetëm 0.4% e PBB-së është mbështetja

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi se arsimi profesional është i keqfinancuar dhe nuk është i orientuar në tregun e punës.

Xhixho thekson se pasi Rama neglizhoi për dy mandate këtë sektor, ndërsa zhvendosi barrën te bizneset për të financuar arsimin profesional.

DEKLARATA
Arsimi profesional është i keqfinancuar dhe aspak i orjentuar drejt tregut të punës. 📚
I njëjti kryeministër që tetë vjet më parë deklaronte se “punë ka por nuk ka profesionistë”, del e thotë sot se 70% e kërkesave për punëtorë janë për profesionistë e zanatçinj, a thua se nuk ka qenë vetë në krye të qeverisë përgjatë këtyre viteve. Pasi e neglizhoi për dy mandate, tani kujtohet ta zhvendosë barrën te biznesi duke u imponuar ta financojnë arsimin profesional. Vetëm 0.14% e PBB-së është mbështetja që qeveria ka parashikuar për arsimin profesional, ndërkohë që paratë e buxhetit të shtetit derdhen lumë për PPP-të që u jepen klientëve të qeverisë.
Arsimi shqiptar është sot në ditën më të zezë të tij.Ndaj ringritja e arsimit është arma më e fortë për ta kundërshtuar humbjen e shpresës dhe largimin e pjesës më vitale të shoqërisë shqiptare.
Ne kemi propozuar një pakt kombëtar, i cili parashikon reformimin e thellë të kurrikulave shkollore, depolitizimin e institucioneve të arsimit, buxhetimin dysheme në masën 5% PBB dhe rritjen e pagave për mësuesit dhe pedagogët. Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar nëse duam ta shpëtojmë Shqipërinë!

Arena e Lajmit

“Buxheti i shtetit derdhet lumë për PPP-të”, Xhixho: Arsimi profesional i keqfinancuar, vetëm 0.4% e PBB-së është mbështetja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook