Manchester City dhe Arsenal dhurojnë spektakël në Etihad, në supersfidën e kësaj jave që përfundoi 0-0. Rasti i parë serioz erdhi në minutën e shtatë, teksa një gjuajtje brenda zonës e Jesus nuk shkoi në portë. Në të 15-tën, kampionët e Anglisë u përgjigjen me Ake, gjuajtja e tij me kokë u neutralizua nga Raja.
Skuadra e Guardiolës dominoi në mbajtjen e topit në 45 minutat e para, por pa mundur do të konkretizojë, kundrejt një prapavijë shumë mirë të vendosur. City iu afrua golit në pjesën e dytë me Haaland, nga fare pranë portës sulmuesi norvegjez nuk shtyu dot topin në rrjetë.
Me këtë rezultat, Arsenal është në vendin e dytë me 65 pikë, i ndjekur nga City me një pikë më pak.
(J.S/)