Ecuria e Partizanit/ Krahasimi me sezonet e shkuara, kjo skuadër renditet në… mes

Partizani i sivjetshëm, në krahasim me ato të kaluarit, mund të quhet një ekip mesatar, që nuk i afrohet ditëve më të mira, por as atyre më të vështira të gjashtë sezoneve të fundit.

“Panorama Sport” ka renditur ecurinë e të kuqve pas 28 javësh në gjashtë sezonet e fundit, për t’i bërë një përballje ecurisë së sivjetshme, krahasuar me ato të mëparshme. Ekipi aktual është një shkallë më poshtë sesa vjet në renditje. Vjet ishin të dytët, pas Tiranës, ndërsa sivjet shohin përpara Vllazninë dhe Egnatian.

Në sezonet 2021- 2022 dhe 2019-2020 të kuqtë kishin regjistruar një ecuri më të keqe se kjo e sivjetshmja. Ata pozicionoheshin respektivisht të katërtit dhe të tetit pas 26 javësh. Të njëjtit sezone janë ata kur Partizani gjithashtu kishte regjistruar më pak pikë sesa sivjet.

Sa i përket golave, ka një ecuri më të mirë sesa vjet në të dyja aspektet, golat e shënuar dhe ato të pësuar. Partizani më i mirë i viteve të fundit sa i përket statistikave mbetet ai i sezonit 2018-2019, kur fituan titullin kampion për herë të parë pas 26 vitesh.

Arena e Lajmit

Ecuria e Partizanit/ Krahasimi me sezonet e shkuara, kjo skuadër renditet në… mes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook