Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ka vizituar në ditën e Pashkëve maternitetin e Sarandës, ku ka uruar kryetarin e PL në Piqeras, për lindjen e djalit të tyre!
Me anë të një postimi në rrjetet sociale ku ndau me ndjekësit foto nga vizita, meta tha se PL ka prioritet madhor ndalimin e shpopullimit dhe mbështetjen e familjeve të reja!
Postimi i plotë:
Shumë i lumtur që në Festën e Pashkës së Madhe të vizitoj maternitetin e Sarandës për të uruar Fabiolën dhe Ervisin, Kryetarin e Partisë së Lirisë në Piqerasin e mrekullueshëm, për lindjen e djalit të tyre!
Me jetë të gjatë dhe plot shëndet!
Sa më shumë gëzime të tilla ju uroj të gjithë çifteve të reja shqiptare!
Partia e Lirisë ka prioritet madhor ndalimin e shpopullimit dhe mbështetjen e familjeve të reja!